Lajme

Përfundon numërimi i votave në Fushë Kosovës, LDK renditet e treta

06/07/2026 23:34
nga:Sh R

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave edhe në komunën e Fushë Kosovës, raporton IndeksOnline.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Lëvizje Vetëvendosje ka dalë fituese në këtë komunë duke marrë 49,44%.

E pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 20,74%.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 17,57%, ndërsa Aleanca ka marrë 2,96%.