Lajme

Kryeziu: Sot votova me kusht!

06/07/2026 12:53
nga:Y I

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur s’e ka votuar me kusht.

Kryeziu tha se edhe pse është votues i regjistruar në Prizren për shkak të angazhimeve në Prishtinë në kuadër të vëzhgimit të zgjedhjeve ka votuar sot me kusht.

“Vota me kusht numërohet dhe përfshihet në rezultatin përfundimtar, ndërsa janë vendosur mekanizma që garantojnë fshehtësinë e votës dhe parandalojnë votimin e dyfishtë.Prandaj, u bëj thirrje veçanërisht atyre që sot ndodhen në qytete të tjera apo janë të angazhuar në punë, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Çdo votë ka rëndësi dhe pjesëmarrja në zgjedhje është mënyra më e mirë për të ndikuar në vendimmarrje” shkruan Kryeziu raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: