Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, do ta ushtrojë sot të drejtën e tij të votës në Mitrovicë.
Hamza do të votojë në Shkollën Fillore Shkolla Fillore ‘Andon Zako Çajupi’, ku pritet të paraqitet në orën 10:00.
Gjatë ditës së sotme, të drejtën e votës do ta ushtrojnë edhe liderë të tjerë politikë, kandidatë dhe qytetarë në mbarë vendin. Institucionet përgjegjëse kanë bërë thirrje për një proces të qetë, demokratik dhe në përputhje me standardet zgjedhore.


