Futbollisti Albin Kapra ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me KF Trepça ’89, pasi kontrata e tij dyvjeçare me klubin mitrovicas ka skaduar.
Përmes një postimi, Kapra falënderoi drejtuesit e klubit, stafin teknik dhe bashkëlojtarët për periudhën e kaluar së bashku, duke e cilësuar si një eksperiencë të rëndësishme në karrierën e tij, transmeton GazetaBlic Sport.
Gjatë dy sezoneve me Trepçën ’89, ai regjistroi 52 paraqitje, shënoi 7 gola dhe kontribuoi me 19 asistime, statistika që dëshmojnë rolin e tij në skuadër.
Mesfushori shprehu mirënjohje të veçantë edhe për tifozët dhe qytetin e Mitrovicës për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa klubit i uroi suksese në të ardhmen.
/GazetaBlic Sport/


