FC Prishtina e ka zyrtarizuar emërimin e Malsor Gjonbalaj në postin e udhëheqësit të Këshillit Profesional të FC Prishtina.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kryeqytetas përmes një njoftimi zyrtar, ku konfirmohet se Gjonbalaj do të marrë përgjegjësinë për drejtimin administrativ dhe organizativ të klubit në periudhën e ardhshme, transmeton GazetaBlic Sport.
Emërimi i tij vjen në një moment të rëndësishëm për Prishtinën, e cila po punon për ndërtimin e strukturës së saj dhe përgatitjet për sfidat e sezonit të ri.
Klubi i ka uruar mirëseardhje Gjonbalajt në detyrën e re, duke shprehur besimin se ai do të japë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe sukseset e ardhshme të ekipit.
/GazetaBlic Sport/


