Lajme

Gjini: Të gjitha strukturat kanë qenë të përgatitura për ardhjen time në krye të Aleancës

06/04/2026 20:51
nga:G B

Kandidati për kryeministër i Aleancës, Ardian Gjini, i ftuar sonte në emisionin Politiko, ku u përball me panelin e analistëve, foli mes tjerash edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti, nga i cili u zgjodh kryetar.

Gjini tha se Aleanca ka përmbyllur me sukses zgjedhjet e brendshme në të gjitha strukturat e saj, pak para datës së zgjedhjeve.

“Ne i kemi vazhduar zgjedhjet e brendshme në të gjitha strukturat tona dhe i kemi përfunduar dy javë para datës së zgjedhjeve, më 24 maj. Ka qenë një ngarkesë e madhe, por besojmë se në të njëjtën kohë ka shërbyer edhe si motivim për elektoratin tonë”, tha Gjini në Politiko.