Lajme

87-shi i LVV-së, Gazmend Krasniqi: Disponimi i qytetarëve si asnjëherë më parë, LVV do të del fuqishëm e para në Obiliq!

06/04/2026 21:32
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Obiliqi me numër 87, Gazmend Krasniqi, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se ka një disponim të qytetarëve si asnjëherë më parë për të mbështetur, Lëvizjen Vetëvendosje.

Krasniqi deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje do të dalë e para fuqishëm në komunën e Obiliqit.

“Disponimi i qytetarëve është si anjëherë më parë, qytetarët janë duke e mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje programin e saj si në nivelin qëndror po ashtu edhe në nivelin lokal. Ne premtimet që i kemi dhënë veçse jemi duke i realizuar, kemi shumë projekte që jemi duke punuar, disa të tjera kanë përfunduar, për disa të tjera kemi nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës. Disponimi i qytetarëve është shumë i mirë dhe shumë premtues. Nuk dyshohet se LVV-ja do të dalë e para fuqishëm në komunën e Obiliqit.” deklaroi Krasniqi raporton “Gazeta Blic”.

Krasniqi rënditi disa nga projektet kryesore që do të shtynte përpara nëse bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Kontributi im kryesor do të jetë, sepse tashmë dihet që është duke u bërë edhe harta zonale e Kosovës, kështu që do të japim edhe prioritet në pikat kryesore edhe pjesës së Obiliqit si qytet industrial që jep shumë për Kosovën ndërsa e ka ambientin në nivelin e lartë të ndotjes. Në këtë pjesë do të jetë njëra ndër fushat që do të merrem kryesisht, ndërsa pjesa tjetër është edhe punësimi i të rinjve brenda komunës së Obiliqit, pasi në këtë komunë shumë të rinj dhe të reja janë të papunë, do t’i japim fokus edhe kësaj pjese. Po ashtu do të përkrahim edhe bizneset brenda komunës së Obiliqit” tha Krasniqi në ‘Blic Zgjedhor’ raporton “Gazeta Blic”.

Intervista e plotë: