Sporti

Presidenti i Fenerbahces denohet me 2 vjet e 6 muaj burg në çështjen ku ai u ndoq penalisht për veprën penale të “nxitjes së basteve të paligjshme”

06/04/2026 15:01
nga:L J

Presidenti i Fenerbahçes, Sadetin Saran, u dënua me dy vjet e gjysmë burgim me akuzën e nxitjes së basteve të paligjshme, si pjesë e hetimeve në shkallë të gjerë të Federatës Turke të Futbollit (TFF) mbi bastet e paligjshme në futbollin turk, të nisura vjeshtën e kaluar, raportoi faqja e internetit Haberler.

Sipas mediave, akuzat kundër Saranit rrjedhin nga pretendimet se reklamat e paligjshme të basteve u transmetuan gjatë ndeshjeve përmes një grupi mediatik që ai zotëron.

Federata Turke e Futbollit (TFF) ka arrestuar një numër lojtarësh, menaxherësh, gjyqtarësh dhe pronarësh klubesh nën dyshimin për përfshirje dhe lidhje me bastet e paligjshme.

Federata gjithashtu ka pezulluar më shumë se 150 gjyqtarë futbolli gjatë vitit të kaluar, dhe në janar, autoritetet turke morën kontrollin e klubit të futbollit të Superligës Eyupspor, presidenti i të cilit u arrestua gjithashtu për bastet e paligjshme.

/GazetaBlic Sport