Sporti

“Nuk mund të them asgjë për këtë – koha ime te Interi më mbush me krenari” | Dumfries flet për transferimin e mundshëm tek Real Madridi

06/04/2026 14:23
nga:L J

Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries, ka reaguar ndaj raportimeve për transferimin e tij të afërt te Real Madridi në një marrëveshje me vlerë 25 milionë euro.

“Real Madrid? Jo, le t’i mbajmë gjërat të qeta. Ishte një bisedë e këndshme”, tha mbrojtësi holandez.

“Klauzola? Nuk mund të them asgjë për këtë. Koha ime te Interi më mbush me krenari. Tani do të shkoj në Kupën e Botës me Holandën për të dhënë gjithçka. Jam i përqendruar vetëm në këtë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër më vonë.”

Transferimi i Dumfries te Madridi do të bëhet zyrtar pasi Florentino Perez të fitojë zgjedhjet presidenciale këtë të diel.

/GazetaBlic Sport