Lajme

20-shi i LDK-së, Shkëmb Manaj nga takimet në Istog vlerëson mbështetjen qytetare për Lidhjen Demokratike të Kosovës

06/04/2026 13:01
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet me numër 20, Shkëmb Manaj, ka zhvilluar takime me qytetarë në disa lokalitete të Istogut, përfshirë Kullën e Gegajve në Gurrakoc dhe odën e Adem Kurtajt në Muzhevinë.

Ai ka vlerësuar mikpritjen dhe përkrahjen e banorëve të Vrellës, Cërcës dhe Lubozhdës, duke theksuar se kjo mbështetje, sipas tij, tregon rikthimin e besimit të qytetarëve në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Manaj ka shtuar se këto zona historike dhe kulturore përfaqësojnë, siç tha ai, vlera të rëndësishme që lidhen me vizionin politik të LDK-së.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, mikëpritja te Kulla e Gegajve në Gurrakoc dhe në odën e Adem Kurtajt me banorët e fshatit Muzhevinë, si dhe përkrahja e madhe nga Vrella heroike, Cerrca e Lubozhda, janë dëshmia me e fuqishme se është rikthyer besimi qyetarë në Lidhjen Demokratike të Kosovës!

Kulla historike, oda e kuvendeve tona, Vrella e themeleve tona, Cerrca e Ibrahim Rugoves dhe Lubozhda si lokaliteti me i madh arkeologjik i Dardanisë Antike, janë në krah me vizionin tonë rugovist!

Falemnderit nga zemra për mbështetjen e fuqishme që po na ofroni në Istog dhe në gjithë Kosovën!🔥
LDK 113 ✌️

Vjosa 1✅ Lumiri 2✅ Shkëmbi 20✅ Naimi 72✅