Sporti

Ekskluzive| Shaqir Palushi dhe Arsim Kabashi bashkojnë forcat në klubin e Ballkanit!

06/03/2026 22:07
nga:Mergim Rreci

Biznesmeni i njohur suharekas, Shaqir Palushi, është shumë pranë përfshirjes në drejtimin e klubit të Ballkanit.

Sipas burimeve të ‘GazetaBlic Sport’, palët janë duke zhvilluar bisedime intensive dhe negociatat ndodhen në një fazë të avancuar.

Burimet theksojnë se diskutimet po ecin në drejtimin e duhur dhe se ekziston vullnet i madh për arritjen e një marrëveshjeje.

Nëse gjithçka përmbyllet me sukses, Shaqir Palushi pritet t’i bashkohet Arsim Kabashit në drejtimin e klubit suharekas, duke krijuar një strukturë të re menaxhuese me synimin për ta forcuar edhe më tej Ballkanin.

Kujtojmë që prej disa vitesh, Palushi e ka drejtuar skuadrën e basketbollit nga Suhareka, Golden Eagle Yllin, kurse njihet si njëri ndër biznismenët më të suksesshëm në vendin tonë.

/GazetaBlic Sport/