David Beckham, ish-legjenda e Manchester United dhe bashkëpronari aktual i Inter Miami, do të nderohet me një yll në Hollywood Walk of Fame.
Ceremonia është planifikuar për 12 qershor, pasi Kupa e Botës 2026 të ketë filluar.
Hollywood theksoi rolin e ish-futbollistit në popullaritetin në rritje të futbollit në Shtetet e Bashkuara. Ceremonia, e cila do të zhvillohet në Los Angeles, do të përfshijë fjalime nga bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, dhe aktori Tom Cruise.
Data e zgjedhur për ngjarjen përkon me ndeshjen e parë të ekipit kombëtar të Shteteve të Bashkuara në Los Angeles në Kupën e Botës 2026, të cilën vendi po e pret së bashku me Meksikën dhe Kanadanë.
/GazetaBlic Sport


