Sporti

Dalot: Ronaldo e meriton të fitojë për gjithçka që ka bërë për Portugalinë

06/02/2026 22:11
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi i Portugalisë, Diogo Dalot, ka shprehur vlerësimin e madh për bashkëlojtarin dhe kapitenin Cristiano Ronaldo, duke theksuar se ylli portugez meriton sukses për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë ndër vite për kombëtaren dhe vendin e tij.

Në deklaratën e tij, Dalot u shpreh krenar që ka mundësinë të ndajë dhomat e zhveshjes dhe të luajë përkrah një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori.

“Çdo portugez është krenar që përfaqësohet në futboll nga një lojtar si Cristiano. Të jesh pjesë e skuadrës dhe të kalosh kohë pranë tij është një arsye shtesë për krenari”, tha Dalot, transmeton GazetaBlic Sport.

Futbollisti i Portugalisë shtoi se nuk është i sigurt nëse kompeticioni aktual do të jetë i fundit për Ronaldon me fanellën e kombëtares, por shpreson që ai ta mbyllë me një tjetër triumf.

“Nuk e di nëse do të jetë i fundit për të, por shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë. Për gjithçka që ka bërë për vendin, ai e meriton të fitojë”, deklaroi Dalot.

/GazetaBlic Sport/