Kandidati për deputet me numrin 20 nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, ka ftuar qytetarët e Istogut që t’i bashkohen sonte në ora 18:30 Tubimit të Madh Elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pallatin e Sportit “IBOS”, raporton GazetaBlic.
Në thirrjen e tij, ai thekson rëndësinë e mobilizimit të mbështetësve, duke e cilësuar Istogun si një nga bastionet kryesore të LDK-së dhe duke kërkuar mbështetje për kandidatët e partisë në zgjedhje.
Postimi i plotë:
ISTOGU BASHKOHET sonte në ora 18:30, në Palestren e Sportit “IBOS” 📍në Tubimin e Madh Elektoral te LDK-së
Fort të çmuar qytetarë të Komunës së Istogut,
Ejani të bëhemi bashkë, gra e burra, të rinjë e të reja, për të treguar fuqinë tonë politike! Ejani të dëshmojmë se Istogu mbetet epiqendra e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se ringritja e madhe rugoviste e ka mbështetjen e fuqishme këtu sepse kur shteti rrezikohet, qytetarët gjithmonë e kanë një adresë të vetme që e ruan dhe e zhvillon atë më së miri, e kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës!
Zoti na bakoftë në këtë rrugëtim historik për LDK-në dhe Kosovën!✌️
LDK 113✅ Ilir Ferati🥇
Vjosa 1✔️ Lumiri 2✔️Shkëmbi 20✔️ Naimi 72✔️


