Lajme

OBSH thotë se testet për Ebolën po shtohen në Kongo

05/28/2026 14:47
nga:Sh R

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten në se, në partneritet me organizatën kombëtare të kërkimit mjekësor të Republikës Demokratike të Kongos, po rrit kapacitetet diagnostikuese të Ebolës në vend për të ndihmuar në frenimin e shpejtë të një shpërthimi.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se përpjekja synon të forcojë rrjetin laboratorik për të ofruar të dhëna në kohë reale, për të identifikuar me shpejtësi rastet e konfirmuara dhe për të shpëtuar jetë, shkruan Reuters.