Ngjarjet e ditës: 28 maj 2026
10:00
Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Prizren fillon fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 7 Qershorit.
10:00 Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.
10:30 Vizitë OVL të UÇK-së – Dega në Prizren.
11:00
Demokracia në Veprim mban konferencë për media. Prezantohet misioni i DNV-së për monitorimin e zgjedhjeve të 7 Qershorit. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë)
12:00
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë)
15:00
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), dorëzon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Rregullores Nr. 07/2025 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil. (Gjykata Kushtetuese, Prishtinë)
17:00
Nën patronatin e Kryeqytetit, do të organizohet ceremonia përkujtimore me rastin e ditëlindjes dhe rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë)
18:00
Lidhja Demokratike e Kosovës hap fushatën zgjedhore. (Salla 1 tetori, Prishtinë)
19:30
Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e saj, hap fushatën zgjedhore. (Palestra Sportive “Bill Clinton”, Ferizaj)
19:45
Aleanca hap fushatën zgjedhore. (Platoja e Parkut të Qytetit, Gjakovë)
20:00
Partia Demokratike e Kosovën bën hapjen e fushatës zgjedhore. (Sheshi para komunës, Ferizaj).


