Sporti

Leotrim Kryeziu bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Prishtinës

05/26/2026 19:08
nga:L J

Me golin e realizuar në përballjen ndaj FC Ballkani, sulmuesi i FC Prishtina, Leotrim Kryeziu, ka hyrë në historinë e klubit si golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit në periudhën pasluftës.

“Leo” tashmë ka arritur kuotën e 48 golave me fanellën bardh e kaltër, duke lënë pas në renditje Azem Ahmeti dhe duke forcuar edhe më shumë vendin e tij në historinë e klubit.

Para tij në listën historike të realizatorëve pasluftës mbetet vetëm Sheremet Jusufi, i cili ka realizuar 60 gola për klubin bardh e kaltër.

Kryeziu ka regjistruar gjithashtu 228 paraqitje me fanellën bardhekaltër, duke u renditur si lojtari i dytë me më së shumti ndeshje të zhvilluara në periudhën pasluftës për FC Prishtina, një dëshmi e përkushtimit, besnikërisë dhe kontributit të tij të vazhdueshëm për klubin.

/GazetaBlic Sport