Lajme

Aleanca hap të enjten fushatën në Gjakovë, prezanton programin me fokus te siguria, energjia dhe zhvillimi

05/26/2026 16:34
nga:Genita C

Aleanca njofton opinionin publik dhe qytetarët e Kosovës se të enjten, më 28 maj 2026, do të mbahet hapja zyrtare e fushatës zgjedhore në Gjakovë.

Tubimi hapës do të zhvillohet duke filluar nga ora 19:45, në Platonë e Parkut të Qytetit, në një ngjarje që shënon fillimin e një rrugëtimi të ri politik për të ardhmen e Kosovës.

Në këtë takim me qytetarët, Aleanca do të shpalosë programin zgjedhor dhe vizionin e saj të qartë për zhvillimin e vendit, të ndërtuar mbi tri shtylla themelore: Siguri, Energji dhe Zhvillim.

Gjakova, si qytet me peshë të veçantë historike dhe politike për Aleancën dhe Kosovën, do të jetë vendi nga ku nis një projekt i madh për vendin, me synimin për të ofruar drejtim të përgjegjshëm, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për qytetarët.

28 Maj 2026, ora 19:45

Platoja e Parkut të Qytetit, Gjakovë