Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova – Andorra.
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se kanë dalë në shitje biletat për përballjen mes Kosovës dhe Andorrës, e cila do të zhvillohet më 7 qershor 2026 në stadiumin Fadil Vokrri.
Takimi do të nisë nga ora 20:00, me “Dardanët” që do të kërkojnë mbështetjen nga tifozët.
Sipas njoftimit zyrtar, biletat mund të blihen online përmes platformës:
eBileta Albania
📌 Çmimet e biletave:
• Veri & Jug – 10 euro
• Lindje – 20 euro
• Perëndim – 30 euro
• VIP – 100 euro
/GazetaBlic Sport


