Sporti

Vjen reagimi nga FC Malisheva: Pa VAR, dhe me shumë vendime në dëmin tonë po humbim në Podujevë!

05/24/2026 17:03
nga:L J

Skuadra e Malishevës po humb ndaj Llapit me rezultatin 3-1 pas pjesës së parë në Superligën e Kosovës.

Klubi i Malishevës ka publikuar rezultatin e pjesës së parë dhe ka lënë të kuptohet se nuk po punon VAR-i në “Zahir Pajaziti”, shkruan GazetaBlic Sport.

“KF Llapi 3 – 1 FC Malisheva Çuditërisht, pa sistemin VAR! E si rezultat shumë vendime kontraverse në pjesën e parë në dëmin tonë! E pa pranueshme”, shkruan klubi i Malishevës.

Kujtojmë se Malisheva ishte duke fituar, megjithatë Llapi përmbysi gjithçka, ku pati edhe një penallti tejet të diskututeshme.

/GazetaBlic Sport