Lajme

Ardian Gjini, kryetari i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

05/24/2026 13:23
nga:G B

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas 26 vitesh udhëheqje nga Ramush Haradinaj.

Në të njëjtin kuvend, Gjini ka marrë mbështetje nga delegatët dhe nga vetë ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, në fjalimin e tij, ka falënderuar bashkëpartiakët për rrugëtimin e përbashkët dhe ka theksuar se do të vazhdojë t’i shërbejë Kosovës edhe pas largimit nga drejtimi i partisë.

“Sot kryetar Ardian, ne besojmë në ty, besojmë të jesh prijësi ynë, të jesh prijësi i Kosovës, i listës sonë më të mirë. Ashtu siç i kam besuar vetes në rrugëtimin tim, ashtu i besoj Ardianit. Përjetë me ty Ardian, përjetë Aleanca”, tha mes tjerash Haradinaj.