Lajme

Osmani: Llapi i jashtëzakonshëm si çdo herë, vend i fjalës, i besës dhe i njerëzve që nuk lëkunden kurrë – Këtu ndihet fuqia e vërtetë e bashkimit

05/23/2026 15:19
nga:Sh R

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ditën e sotme zhvilloi takim me banorët e Podujevës, raporton GazetaBlic.

Osmani thotë se Llapi është i jashtëzakonshëm si cdo herë, vend i fjalës, besës dhe njerëzve që nuk lëkundën kurrë.

Tutje ajo thekson se në Llap ndihet fuqia e vërtetë e bashkimit.

Postimi i plotë:

Llapi i jashtëzakonshëm si çdo herë – vend i fjalës, i besës dhe i njerëzve që nuk lëkunden kurrë. Këtu ndihet fuqia e vërtetë e bashkimit, kur flasim hapur për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë e për rrugën plot shpresë përpara. ✌️