Lajme

“Pastrimi” me aksion gjatë natës për grumbullimin e mbeturinave, 500 euro gjobë kush i hedh në hapësira publike!

05/23/2026 13:24
nga:Y I

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë natës, ekipet e saj operative kanë kryer një aksion të gjerë pastrimi, duke grumbulluar sasi të konsiderueshme të mbeturinave vëllimore nga disa lagje të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, aksioni i pastrimit do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

Në të njëjtën kohë, kompania ka lëshuar një paralajmërim të qartë për qytetarët se hedhja e mbeturinave në hapësira publike gjobitet me 500 euro.