Sporti

Real Madrid siguron finalen e madhe në EuroLeague, triumfon ndaj Valencias

05/22/2026 22:02
nga:Mergim Rreci

Real Madrid ka siguruar finalen e madhe të EuroLeague, pasi triumfoi 105-90 ndaj Valencias  në gjysmëfinalen e zhvilluar mbrëmjen e sotme.

Skuadra madrilene zhvilloi një paraqitje të fortë dhe arriti të menaxhojë më mirë momentet vendimtare të takimit, duke siguruar fitoren dhe kualifikimin në finalen e kompeticionit më prestigjioz europian për klube në basketboll.

Valencia rezistoi në maksimumin e saj dhe tentoi të rikthehej në rezultat në disa raste, por përvoja dhe cilësia e Real Madridit bënë diferencën në fund.

Në finalen e madhe, Real Madrid do të përballet me Olympiacos, i cili më herët eliminoi Fenerbahcen në gjysmëfinalen tjetër.

/GazetaBlic Sport/