Aston Villa mundi Freiburgun 3-0 në finalen e Ligës së Evropës.
Anësori i Aston Villas, Jadon Sancho, hyri në lojë në minutën e 81-të.
Anglezi 26-vjeçar u bë lojtari i parë në histori që luajti në tre finale radhazi të kupave evropiane për tre ekipe të ndryshme në tre gara të ndryshme.
Në sezonin 2023/24, ai luajti në finalen e Ligës së Kampionëve për Borussia Dortmund kundër Real Madridit (0-2), dhe në sezonin 2024/25, Sancho fitoi Ligën e Konferencës me Chelsean, duke mposhtur Real Betisin 4-1 në finale.
Këtë sezon, ai ka bërë 39 paraqitje për klubin, duke shënuar një gol dhe duke dhënë tre asiste.
/GazetaBlic Sport


