Luka Jovic u largua nga Milani si lojtar i lirë në verën e vitit 2025 dhe u transferua te AEK.
Disa nga shokët e tij të ekipit te AEK janë portieri shqiptar Thomas Strakosha, mbrojtësi kroat Domagoj Vida e mesfushori serb Mijat Gacinovic. Në një intervistë për Mozzart Sport, gazetari theksoi se gjatë festimeve të kampionatit në stadium, flamujt kroatë dhe serb u panë pranë njëri-tjetrit, ndërsa futbollistët serbë dhe shqiptarë përqafuan njëri-tjetrin në fushë.
“Kjo është vërtetë. E thashë dhe u konfirmua, ne jemi vërtet një grup që ka qëndruar bashkë që nga fillimi. Unë i ndaj njerëzit në të mirë dhe të këqij. Nuk e shoh nëse dikush është shqiptar apo kroat. Në fund të fundit, kam shumë miq kroatë, trajneri im privat është nga Kroacia, agjenti im ishte Fali Ramadani, nga Maqedonia. Pra, unë i ndaj njerëzit në të mirë dhe të këqij, dhe këtu mbaron historia për mua”, u përgjigj Jovic.
/GazetaBlic Sport


