Lajme

Kurti uron Trepçën për titullin e tretë radhazi kampion në basketboll

05/21/2026 11:32
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar klubin e, tifozët dhe qytetarët e Mitrovicës për shpalljen kampion të Kosovës në basketboll për të tretin vit radhazi, raporton GazetaBlic.

Kurti e ka cilësuar basketbollin si një nga simbolet e qytetit të minatorëve, duke theksuar traditën e Mitrovicës në sport, art dhe kulturë.

“TREpça! Urime klubit, tifozëve dhe mbarë Mitrovicës për titullin kampione e Kosovës në basketboll, për të tretën herë radhazi.
Basketbolli është një nga xhevahirët e qytetit të minatorëve, që përveçse për industrinë gjithmonë është shquar për traditë në sport, art e kulturë”, shkruan Kurti.