Pas fitimit historik të titullit në Premier League pas 22 vitesh pritje, Arsenali ka konfirmuar organizimin e një parade madhështore me trofeun në rrugët e Londrës.
Festimet pritet të zhvillohen më 31 maj, vetëm një ditë pas finales së UEFA Champions League kundër Paris Saint-Germain në Budapest.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta siguroi titullin pas barazimit të Manchester City ndaj Bournemouth, duke i dhënë fund një pritjeje dydekadëshe për tifozët e “Topçinjve”.
Parada në lagjen Islington të Londrës veriore mund të shndërrohet në një festë të dyfishtë nëse Arsenali arrin të mposhtë Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve në Budapest më 30 maj.
/GazetaBlic Sport/


