Lajme

Vjosa Osmani nga Vitia: Gratë e forta dhe frymëzuese e bëjnë vendin më të mirë çdo ditë

05/20/2026 20:25
nga:L J

Kandidatja e LDK-së për Presidente, Vjosa Osmani ka publikuar një mesazh falënderues nga vizita në Viti, bashkë me kandidatin e Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

Osmani ka vlerësuar rolin e grave në shoqëri, duke theksuar kontributin e tyre në forcimin e vendit.

“Faleminderit Viti, për gratë e forta, të guximshme dhe frymëzuese që e bëjnë këtë vend më të mirë çdo ditë”, ka shkruar Osmani.