Sporti

Trajneri i ri i Shqipërisë: Ëndrra juaj, është edhe ëndrra ime, me pak fat kualifikohemi në Europian

05/19/2026 10:43
nga:L J

Rolando Maran është prezantuar brenda “Shtëpisë së Futbollit”, si trajneri i ri i Kombëtares shqiptare.

I pyetur se, nëse mendon të qëndrojë gjatë në stolin e Kombëtares dhe a do të jetë ai që do të udhëheqë skuadrën drejt kualifikimit në Europianin e ardhshëm, Maran u përgjjigj:

“Kjo është ëndrra juaj dhe e imja. Momentalisht ëndrra ime është ëndrra juaj. Të arrijmë rezultatet e duhura.

Nëse jam këtu, kam bindjen që me përkushtimin, profesionalizmin, me një grup të bashkuar dhe me pak fat kjo mund të arrihet”, tha Maran.