Lajme

Lladrovci: Gjuha shqipe është identitet, studentët në Shkup dhe kudo jetojnë shqiptarët, kurrë nuk janë vetëm!

05/17/2026 12:39
nga:Genita C

Ramiz Lladrovci ka deklaruar se studentët shqiptarë kanë qenë faktor kyç në historinë e re të të drejtave kombëtare, nga lëvizjet e vitit 1968 e 1981 deri te lufta e UÇK, raporton GazetaBlic.

Ai u shpreh në mbështetje të protestës së paralajmëruar më 18 maj në Shkup, duke theksuar se ajo dëshmon se gjuha shqipe nuk mund të përbuzet dhe se ligji për përdorimin e saj duhet të zbatohet plotësisht.

Lladrovci shtoi se gjuha shqipe është identitet dhe se studentët shqiptarë “nuk janë kurrë vetëm”.