Lajme

Vlora Çitaku i del në mbrojtje studentëve shqiptarë në Shkup: Protesta për gjuhën shqipe është kauzë për dinjitet kombëtar

05/17/2026 09:12
nga:Genita C

Vlora Çitaku ka reaguar në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë që mbahet nesër, më 18 maj, në Shkup, lidhur me të drejtat për përdorimin e gjuhës shqipe, raporton GazetaBlic.

Ajo e cilësoi të papranueshme që në vitin 2026 ende të kërkohet luftë për të drejta themelore, identitet dhe dinjitet në një shtet anëtar të NATO-s.

Çitaku theksoi se shqiptarët në Ballkan janë autoktonë në trojet e tyre dhe vlerësoi rolin historik të studentëve në nxitjen e ndryshimeve shoqërore, duke përfunduar mesazhin me mbështetje për protestuesit: “Studentë, jemi me ju.”