Cristiano Ronaldo dhe Al Nassr kanë pësuar një tjetër zhgënjim të madh, teksa u mposhtën nga Gamba Osaka në finalen e Ligës së Kampionëve të Azisë 2.
Një tjetër natë e hidhur për yllin portugez, i cili vazhdon të kërkojë trofeun e parë të madh me klubin arab, transmeton GazetaBlic Sport.
Pavarësisht pritshmërive të mëdha dhe emrave të rëndësishëm në skuadër, Al Nassr nuk arriti të përballojë presionin në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Gamba Osaka tregoi më shumë qetësi dhe efikasitet, duke triumfuar dhe lënë Ronaldon sërish pa një kupë.
Për portugezin, kjo është një tjetër finale e humbur me fanellën e Al Nassr, duke shtuar zhgënjimin te tifozët që prisnin dominim absolut pas transferimit të tij në Arabinë Saudite.
/GazetaBlic Sport/


