Ylli i UFC-së, Ilia Topuria, ka bërë të ditur se dëshira e tij është që luftën e fundit të karrierës ta zhvillojë në stadiumin legjendar “Santiago Bernabéu” në Madrid.
Kampioni i pamposhtur, i cili është kthyer në një nga emrat më të mëdhenj të arteve marciale, vazhdon të ëndërrojë një event historik të UFC-së në Spanjë, pikërisht në shtëpinë e Real Madrid, transmeton GazetaBlic Sport.
Topuria ka folur disa herë për dëshirën që UFC të organizojë një event madhështor në Madrid, ndërsa “Bernabeu” shihet si skena perfekte për një mbrëmje historike të MMA-së në Evropë.
Luftëtari hispano-gjeorgjian po kalon momentet më të mira të karrierës, duke mbetur ende i pamposhtur dhe duke u konsideruar një nga figurat më të mëdha aktuale në UFC.
/GazetaBlic Sport/


