Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani është liruar nga Spitali Rajonal i Mitrovicës pas konfliktit fizik që ndodhi dje mes tij dhe kryetarit të Skënderaj, Sami Lushtaku.
Spitali Rajonal i Mitrovicës ka konfirmuar për KlanKosova.tv që Mehani është liruar pas trajtimit mjekësor.


