Sporti

Zyrtare: Rinor Grajqevci, kryetari i ri i KB Prishtinës

05/14/2026 19:22
nga:L J

Ish kryetari i Plisave, Rinor Grajqevci, tani është edhe zyrtarisht kryetari i KB Sigal Prishtinës.

Grajqevci është zgjedhur sot kryetar i klubit, në kuvendin zgjedhor të mbajtur nga klubi kryeqytetas, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë kuvend, me të gjitha votat pro, asnjë kundër dhe pa apstenim, Rinor Grajqevci u zgjodh President i klubit, për 4 vitet e ardhshme.

Ja njoftimi i klubit:

“Komunikatë
Sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i KB Sigal Prishtina, një ditë e rëndësishme për të ardhmen e klubit tonë.
Në këtë kuvend, me të gjitha votat Pro, asnjë kunder dhe apstenim , z.Rinor Grajqevci u zgjodh President i klubit, për 4 vitet e ardhshme.
Me organizim, përkushtim dhe unitet, klubi ynë synon të vazhdojë rrugën e rikthimit si klubi më i trofeshem dhe suksesshëm shqiptar.
Falënderojmë të gjithë ata që ishin pjesë e Kuvendit për mbështetjen dhe besimin e dhënë, ndërsa Presidentit të ri i urojmë shumë suksese në detyrën e tij.
Rruges sy pa trembur”, shkruhet në njoftimin e klubit.

/GazetaBlic Sport