Lajme

Bahtiri: Uzurpatorët e shtetit e kanë humbur kontrollen!

05/14/2026 18:30
nga:Y I

Ish-deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, ka reaguar pas sulmit që ndodhi sot në Skënderaj.

Bahtiri në reagimin e tij në Facebook shkruan se ‘Uzurpatorët e shtetit e kanë humbur kontrollen’.

“Tani po dalin edhe fizikisht po sulmojnë. Kësaj radhe zëvendësministrin Hysni Mehani, sepse frika nga drejtësia dhe ndryshimi po i kaplon çdo ditë e më shumë. Këto veprime nuk janë shenjë force, por dëshmi e panikut dhe ky panik mban emrin “byroja e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme” shkruan Bahtiri raporton “Gazeta Blic”.

“E denoj fuqishëm këtë akt qyqar, dhe kërkoj nga të gjithë liderët që ta denojnë, kurse nga organet e hetuesisë, të marrin masa të menjehershme” përfundon reagimin Bahtiri.

Reagimi i plotë: