Sporti

Milani në krizë të madhe, Allegri, Tare, Furlani dhe Ibrahimovic të gjithë në rrezik shkarkimi!

05/14/2026 17:00
nga:L J

Kriza tek Milani është në kulm edhe jashtë fushës, me raportime se Max Allegri dhe drejtori Igli Tare do të largohen të dy, potencialisht edhe Zlatan Ibrahimovic dhe Giorgio Furlani.

Rossonerët ranë në vendin e katërt në Serie A dhe rrezikon seriozisht kualifikimin në Champions League.

Jashtë fushës, raportime të shumta po përshkruajnë kaos total, me sugjerime se trajneri Allegri ose do të largohet ose do të shkarkohet pas një grindjeje me këshilltarin e lartë të Redbird, Ibrahimovic.

Kjo vjen pasi një peticion për shkarkimin e drejtorit ekzekutiv Furlani tejkaloi 50,000 nënshkrime, por Furlani duket se është gati të largojë drejtorin sportiv Tare pas vetëm një viti në klub.

Shumë pak në këtë pikë besojnë se Tare do të jetë ende në Milan sezonin e ardhshëm, kështu që largimi i tij konsiderohet i garantuar. Favoriti për të marrë përsipër rolin është Tony D’Amico, pasi drejtori ekzekutiv i Atalantës, Luca Percassi, rrëfeu se figura ishte gati të largohej pasi u “kërkua” nga klube më të mëdha.

Megjithatë, Furlani dhe Ibrahimovic nuk janë aq të rehatshëm sa ishin disa javë më parë, pas rezultateve të fundit dhe protestave të zemëruara nga ultrasit gjatë humbjes 3-2 ndaj Atalantës.

/GazetaBlic Sport