Lajme

Deliu për rastin në Skënderaj: Dhuna nuk është zgjidhje por as provokimet, linçimet dhe akuzat sistematike nuk janë!

05/14/2026 16:40
nga:Y I

Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas rastit në Skënderajt ku u sulmua kryetari i degës së LVV-së në këtë qytet nga Sami Lushtaku.

Deliu ka thënë se ‘Dhuna nuk është zgjidhje por as provokimet, linçimet dhe akuzat sistematike nuk janë’.

“Sepse kur për vite të tëra instalohet gjuha e urrejtjes, e përçarjes dhe e dehumanizimit, pasojat nuk vonojnë. Njëra e sjell tjetrën. Gjithmonë kështu ka qenë.Prandaj, sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për përmbajtje dhe respekt në diskursin publik. Për ndalim të gjuhës që prodhon konflikt, e jo për ushqim të saj” shkruan në reagimin e saj Deliu raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë: