Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

05/14/2026 08:06
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 14 maj 2026

09:00

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit mban ceremoninë e inaugurimit të punimeve dhe vendosjen e gurthemelit të Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Fshati Frashër, Mitrovicë)

09:00 – Takim në Komunën e Mitrovicës me kryetarin Faton Peci. (Mitrovicë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

09:30 – 09:50 – Vizitë në Parkun Industrial dhe inaugurimi i punimeve. (Fshati Frashër, Mitrovicë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

09:50 – 10:10 – Fjalë rasti nga kryeministri Albin Kurti, ministrja Mimoza Kusari-Lila dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci. (Fshati Frashër, Mitrovicë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

09:00
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizojnë konferencën shkencore ndërkombëtare kushtuar jetës dhe veprës të Ibrahim Rugovës. (Salla e Akademisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

09:30
Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë mban tryezë me temë: “Siguria Juridike dhe Mbrojtja e Pronësisë si Faktor i Zhvillimit Ekonomik”. (Fakulteti Juridik, Amfiteatri 2, Pejë).

10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), mban konferencë për medie lidhur me dy rastet që ka fituar në Gjykatën Supreme me qëllim të mbrojtjes së interesit publik. (Zyrat e IKD-së, Prishtinë)

10:00
CEL Kosova dhe AGK organizojnë tryezën “Gjuha e urrejtjes dhe raportimi etik mbi çështjet LGBTI+ në Kosovë: Ndërlidhja me Homofobinë, Bifobinë dhe Transfobinë”. (Sarajeva Steak House, në Sheshin Nënë Tereza, Prishtinë)

10:30
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon diskutimi me temën “Agjenda e Reformave të Kosovës: Çfarë më pas?”. (Swiss Diamond) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

11:00
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren në detyrë të Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, zhvillojnë një vizitë në qytetin e Ferizajt. (Ferizaj)

11:00 – 11:30 Vizitë në Kisha Katolike e Ferizajit – inspektim i punimeve restauruese në fazën përmbyllëse

11:40 – 12:10 Vizitë në Teatri Adriana – fillimi i punimeve restauruese