Paris Saint-Germain është kampion i Francës për herën e 14-të rekord në historinë e saj, pasi mposhti rivalin e saj të drejtpërdrejtë, Lens, me rezultatin 2-0 jashtë fushe dhe tani është i paarritshëm në krye.
Kampioni aktual dhe në fuqi i Evropës për klube ka 76 pikë me një xhiro të mbetur për t’u zhvilluar, duke i lënë “verdhë-kuqtë” plot nëntë pikë prapa.
PSG kaloi në epërsi në minutën e 29-të kur Khvicha Kvaratskhelia realizoi për 0-1.
Ndeshja më në fund u shua në kohën shtesë të ndeshjes, kur PSG shënoi golin e dytë. Desire Doue e gjeti Ibrahim Mbaye në zonën e penalltisë dhe shënoi me një gjuajtje të bukur në këndin e sipërm të majtë për rezultatin përfundimtar 0:2.
/GazetaBlic Sport


