Lajme

Maliqi: ‘Lista e LVV-së asnjë ndryshim, befasuese rënditja në 10-shen e LDK-së!

05/13/2026 18:15
nga:Y I

Subjektet politike i kanë bërë publike listat e kandidatëve për deputet.

Në këto lista janë parë emra dhe prurje të reja po ashtu janë edhe emra që kanë qenë pjesë e legjislaturave të kaluara.

Në lidhje me këto lista, a pritet të ketë befasi, ka folur për “Gazeta Blic” njohësja e zhvillimeve politike në vend, Afërdita Maliqi.

Maliqi tha se tek subjektet politike PDK, LDK dhe AAK shihen ndryshime dhe prurje të reja që tregon sipas saj se të njëjtat kanë qenë të hapura për prurje të reja.

Ajo potencoi se befasuese është lista e LDK-së ku në 10-shen e parë renditen kandidatë që kanë qenë pro qeverisë ndërkaq ata që kanë qenë zëri opozitar renditen më poshtë 10-shes.

“Tashmë i kemi listat zgjedhore të partive politike, te PDK, LDK e AAK shihen edhe ndryshime dhe prurje te reja, që tregon se partite kanë qenë të hapura për prurje të re. Befasuese është renditja e listës së LDK, ku në 10-shen e parë renditen kandidatë që kanë qenë pro qeverisë ndërkaq ata që kanë qenë zëri opozitar, Bajrami e Hoti, renditen më poshtë 10-shes” deklaroi Maliqi.

Analistja Maliqi tha se ‘Osmani dhe Abdixhiku kanë përpiluar listën, sipas interesave të tyre dhe ndikimit të Osmanit’.

Ndërsa sa i përket listës së LVV-së, Maliqi, tha se aty vendos Kurti dhe se të tjerët veç rënditen.

“Kjo tregon se Osmani dhe Abdixhiku kanë përpiluar listën, sipas interesave të tyre dhe ndikimit të Osmanit. Përpilimi i listës në këtë mënyrë tregon se Osmani po tenton ta pushtojë ‘kalanë nga brenda’. Lista e VV nuk ka ndonjë ndryshim nga zgjedhjet e kaluara, aty vendos Albini te tjeret vec renditen” deklaroi Maliqi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Maloku: ‘E panatyrshme që në një parti të jenë edhe ‘djathtisti e majtisti, intelektuali e pallavragjiu, besimtari e i pabesimtari’