Sporti

Michael Carrick mund të konfirmohet si trajner i përhershëm i Man United këtë fundjavë

05/13/2026 17:37
nga:L J

Sipas The Times, Man United pritet të veprojë shpejt për të konfirmuar Michael Carrick si trajner të përhershëm.

CEO Omar Berrada dhe drejtori i futbollit Jason Wilcox kanë vendosur ta rekomandojnë atë për këtë punë pasi 44-vjeçari e udhëhoqi klubin drejt rikthimit në Ligën e Kampionëve.

Ish-mesfushori i Man United, i cili mori përsipër detyrën e trajnerit të përkohshëm në janar, fitoi 10 nga 15 ndeshje në krye të klubit, duke përfshirë fitore të mëdha ndaj Man City, Arsenal dhe Chelsea.

Bashkëpronari Sir Jim Ratcliffe do të marrë vendimin përfundimtar, por pritet që Carrick të konfirmohet që këtë fundjavë.

/GazetaBlic Sport