Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

05/13/2026 07:05
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 13 maj 2026

11:00

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) organizon ceremoninë e shpërndarjes së makinerisë bujqësore në kuadër të projektit “Mbështetja e bujqësisë bashkëkohore dhe fermerëve të Hanit të Elezit me mekanizëm bujqësorë”. (Ndërtesa e Komunës së Hanit të Elezit)

11:00
PSD mban një aksion simbolik. (Sheshi “Nënë Tereza”)

12:00
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) organizon pritje zyrtare të delegacionit nga Shqipëria. (Zyrat Qendrore të AKB-së në Lagjen Tophane, Prishtinë)

13:30
OVL-UÇK pret në takim Prefektin e Tiranës, Shkëlqim Hajdari. (Selia e OVL UÇK-së, Prishtinë)

14:30
Mbahet ceremonia e përurimit të punimeve në tri ndërtesa sociale shumëbanesore në Komunën e Prizrenit, në kuadër të projektit “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Ndërtesat Sociale Shumëbanesore”. Merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti. (Rruga Terzi, Prizren)

17:00
Zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave ndërmjet KFF Dukagjini – KFV Prishtina. (Kampi Nacional në Hajvali, Prishtinë)