Lahi Brahimaj ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, raporton GazetaBlic.
Ai ka theksuar se, pavarësisht këtij vendimi, do të vazhdojë angazhimin e tij politik dhe kontributin për vendin.
Brahimaj ka bërë thirrje për mbështetje ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe për kandidatin për kryetar komune Ardian Gjini dhe liderin Ramush Haradinaj.


