Lajme

Rutte vizitë në Mal të Zi, takohet me krerët shtetërorë në Podgoricë

05/12/2026 14:48
nga:Sh R

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte sot qëndron për vizitë në Podgoricë të Malit të Zi.

Ai do të takohet me Presidentin e këtij vendi, Jakov Milatoviq, kryeministrin, Milojko Spajiq, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq, Ministrin e Mbrojtjes, Dragan Krapoviq, dhe zyrtarë të tjerë.

Kështu u bë e ditur në faqen zyrtare të NATO-s rreth kësaj vizite të shefit të Aleancës Veri-Atlantike.

Ai gjithashtu do të bisedojë me studentë në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Malit të Zi.