Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë plagosur me armë zjarri një person në Kamenicë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është lënduar nga arma e zjarrit dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore”– njofton Policia e Kosovës.
Sipas forcave të rendit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë i cili ka kryer vepër penale moslajmërim të veprës penale është liruar në procedurë të rregullt.“Arma e zjarrit është konfiskuar. Rasti nën hetime” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është inicuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje pa leje dhe moslajmërim i veprave penale apo kryesve të tyre”.


