Presidenti i FC Dritës, Valon Murseli, ka reaguar me emocione dhe krenari pas suksesit të radhës të klubit gjilanas, duke theksuar se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi edhe më të madh për skuadrën bardhekaltër.
“Historia vazhdon të shkruhet”, u shpreh Murseli në postimin e tij, duke vlerësuar arritjen e fundit si një moment të rëndësishëm për klubin dhe tifozët.
Ai e cilësoi fitimin e titullit si një “yll që do të shndrisë tash e tutje mbi Dritën”, duke lënë të kuptohet se klubi po hyn në një etapë të re zhvillimi dhe ambiciesh.
Presidenti i Dritës theksoi se puna nuk do të ndalet këtu, pasi objektivat e klubit mbeten të mëdha dhe të fokusuara drejt sukseseve të tjera në të ardhmen. Sipas tij, përkushtimi, organizimi dhe mbështetja e vazhdueshme janë çelësi i rrugëtimit pozitiv që po kalon klubi.
Një falënderim i veçantë nga Murseli shkoi për tifogrupin “Intelektualët”, të cilët vazhdojnë të jenë mbështetja më e madhe e skuadrës në çdo sfidë.
“Faleminderit Intelektualët për përkrahjen e vazhdueshme”, shkroi ai, duke nënvizuar lidhjen e fortë mes klubit dhe tifozëve.
Në fund, presidenti rikujtoi edhe një herë identitetin dhe rëndësinë që ka Drita për qytetin e Gjilanit, duke e quajtur klubin “krenaria e qytetit”.
/GazetaBlic Sport/


