FC Drita është shpallur kampione e Superligës së Kosovës për herë të dytë radhazi, pas fitores së madhe në ndeshjen direkte ndaj Ballkanit me rezultat 2:0.
Skuadra gjilanase zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer dhe dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke treguar pse ka qenë ekipi më i mirë i këtij sezoni, shkruan GazetaBlic Sport.
Me këtë fitore vendimtare, Drita vulosi titullin kampion dhe konfirmoi vazhdimësinë e suksesit në futbollin kosovar.
Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët bardhekaltër shpërthyen në festë, ndërsa në Gjilan kanë nisur festimet për triumfin e radhës të klubit të tyre.
/GazetaBlic Sport/


