Lajme

Sulmohet një person nga qentë endacakë në QKUK

05/08/2026 08:24
nga:Y I

Një rast i sulmit nga qentë endacakë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në kampusin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka, një paciente është sulmuar afër Klinikës Ortopedike në QKUK.

Raportohet se viktimës i janë vërsulur afër 10 qenë endacakë.

Kujtojmë që në kohët e fundit janë raportuar disa raste të sulmeve nga qentë endacakë në QKUK ku shumica nga këto sulme kanë ndodhur afër Klinikës së Ortopedisë.